Peru, lakuriqët e natës vrasin 4 fëmijë

13/08/2010 09:05

Lakuriqët e natës vampirë kanë sulmuar 500 persona duke shkaktuar vdekjen e katër fëmijëve në Amazonën, në Peru.

Sulmet kanë ndodhur në fshatin e Uraqusa, në veri-lindje të vendit, ku jeton fisi indigjen Aguajun.

Viktimat janë vrarë nga tërbimi dhe autoritetet u kanë ofruar krerëve të fiseve, furnizime mjekësore dhe vaksina.

Në javët e fundit në ishullin e Marajos, kanë humbur jetën 15 persona mes të cilëve një fëmijë.

Top Channel