Kufoma e rreme në rrugë që tronditi Street View

13/08/2010 11:45

Një vajzë 10 vjeçare e shtrirë në trotuarin e një rruge në Angli ka nxitur panik mes përdoruesve të shërbimit popullor Street View.

Rezidentët e një lagjeje të vogël ishin të frikësuar se telekamerat e Google kishin regjistruar një kufomë në anë të rrugës.

Por në fund rezultoi se protagonistja e filmimit ishte thjeshtë duke i bërë një shaka një mikut të saj.

Top Channel