Koha e keqe, Kinë, 19 të vdekur

13/08/2010 08:00

Janë deri tani 19 të vdekur nga koha e keqe në zonën perëndimore të Kinës, që i shtohen 1144 viktimave të përmbytjeve në Zhouqu.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Kina e Re.

Në Longan, në Gansu, 10 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë zhdukur.

Në një komunikatë autoritetet lokale kanë bërë të ditur se 10 mijë persona janë ende të bllokuar për shkak të përmbytjeve.

500 prej tyre janë të izoluar në zonat malore, ku është e vështirë dhënia e ndihmës.

Top Channel