Izraeli urdhëron evakuimin e 29 fshatrave në jug të Libanit, rriten tensionet në kufi
Një anije me rreth 500 emigrantë nga Sri Lanka në bord është ankoruar në bazën detare kanadeze në British Kolumbia.
Një numër i madh oficerësh të marinës hipën në anije, e cila mbërriti e shoqëruar nga forcat speciale ushtarake dhe menjëherë u mbulua me një pëlhurë për të mbrojtur pasagjerët nga mediat.
Autobuzë dhe autoambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes për të transportuar emigrantët në spitalet e afërta dhe në qendrat e pritjes.
Autoritetet kanadeze deklarojnë se emigrantët tani do të verifikohen për shkak të frikës se shumë prej tyre mund të jenë rebelë të fraksionit Tigrat e Tamilit.
Kanadaja, e cila strehon rreth 300 mijë qytetarë nga Sri Lanka, e ka cilësuar fraksionin Tigrat e Tamilit si një grup terrorist dhe nuk pranon hyrjen e tyre në territorin e saj.
Top Channel