Iran, impianti i Bushehrit, gati pas 1 jave

13/08/2010 16:15

Rusia ka deklaruar se do të ndërmarrë një hap kyc javën e ardhshme për nisjen nga puna të një reaktori në impiantin e parë bërthamor të Iranit.

Koorporata shtetërore për energjinë atomike në Rusi, e cila po ndërton impiantin, ka bërë të ditur se inxhinierët do të fillojnë të ngarkojnë reaktorin e Bushehrit me karburant.

Gjithësesi, do të duhen 6 muaj që reaktori të jetë plotësisht operativ. Rusia ndihmon në ndërtimin e impiantit që prej vitit 1990, pavarësisht tensioneve të krijuara mbi programin bërthamor iranian.

“Reaktori do të fillojë të narkohet me karburant më 21 gusht. Nga ky moment Bushehri do të konsiderohet një instalim bërthamor”, ka deklaruar Sergei Novikov, zëdhënës i Koorporatës.

Gjithësesi, iranianët mbeten skeptikë derisa të shohin impiantin e ri në punë dhe të prodhojë energji elektrike.

Top Channel