Himarë, vritet 35 vjeçari, banorët bllokojnë rrugën

13/08/2010 08:20

Një 35 vjeçar në Himarë është vrarë pas një debati me disa të rinj. Sipas dëshmitarëve, Aristotel Gumi u aksidentua qëllimisht nga dy të rinjtë me të cilët debatoi.

Autorët e ngjarjës, dy vlonjatë me makinë tip Audi, të cilët aksidentuan për vdekje 35 vjeçarin, u ndaluan nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë banorët e Himarës bllokuan aksin Vlorë-Sarandë në protestë ndaj vrasjes së 35 vjeçarit.

Rruga është bllokuar pas orës 22:00, menjëherë pas vrasjes.

Qindra makina gjenden të bllokuara dhe banorët nuk pranojnë të zhbllokojnë rrugën.

Top Channel