Gjermania heq detyrimin ushtarak

13/08/2010 12:55

Edhe Gjermania ka hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në favor të një ushtrie të profesionistëve vullnetarë.

E përditshmja “Sueddeutsche Zeitung” bën të ditur sot planin e reformës së Ministrit të Mbrojtjes, Karl-Theodor, sipas të cilit në të ardhmen Bundeswehr do të përbëhet vetëm nga 165 mijë vullnetarë.

Aktualisht ushtria gjermane numëron 250 mijë efektivë, 187 mijë nga të cilët janë ushtarakë profesionistë.

Top Channel