Australi, tre të prekur nga superbakteri NDM-1

13/08/2010 09:25

Tre australianë që ktheheshin nga një udhëtim në Indi janë prekur nga superbakteri NDM-1.

Mes tyre është një grua që i është nënshtruar një ndërhyrjeje të kirurgjisë estetike në Bombai.

Superbakteri, rezistent edhe ndaj antibiotikëve të fuqishëm, ka infektuar deri tani 50 persona në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që një pacient ka humbur jetën në Belgjikë.

Revista “The Lancet” ka lëshuar një alarm në një artikull, sipas të cilit rezikohet përhapja masive.

Top Channel