Angli, fajtore mamaja që vrau të bijën

13/08/2010 18:00

Një nënë nga Mancesteri është shpallur fajtore nga gjykata për vrasjen e së bijës 3 vjecare duke e mbytur me një lodër prej gome.

Helen Caudwell, 42 vjec, i ka hedhur poshtë akuzat për vrasjen e së bijës Bethany në shtëpinë e saj, më 2 tetor të vitit të kaluar.

Por juria e cilësoi atë fajtore pas një gjyqi 9 ditor, gjatë të cilit ata dëgjuan se ajo kishte bërë një jetë të dyfishtë.

Ajo tregoi dy burra të cilët sipas saj ishin baballarët e vajzës së vogël. Miles Kennerley dhe Mark Davies mendonin të dy se Bethany ishte vajza e tyre. Por pas vdekjes së vogëlushes u provua se Davies ishte babai i saj i vërtetë.

Top Channel