“BP” do vijojë gërmimet për një pus shtesë

13/08/2010 22:00

Qeveria amerikane ka deklaruar se “BP” do të vazhdojë gërmimet për një pus shtesë që të pengojë përkohësisht shpërthimin në pusin e mëparshëm në Gjirin e Meksikës.

Por komandanti i rojës bregdetare amerikane, admirali Thad Allen ka deklaruar se nuk do të kryhen gërmime derisa të sigurohet që parametrat e sigurisë janë plotësuar.

Shkencëntarët kanë analizuar testet për të parë nëse balta dhe cementoja e vendosur mbi pus e ka “vrarë” derdhjen e naftës.

Kur ata do të vendosin që të gërmohet sërish do të duhen 96 orë për ekuipazhin që të rifillojë procesin.

“Pusi shtesë do të përfundojë. Ne do ta “vrasim” pusin”, ka deklaruar javën e kaluar admirali Allen, në kuadër të operacionit “static kill”, që mbylli pusin nga i cili rridhte nafta.

Top Channel