SHBA, operohet njeriu me bizele në trup

12/08/2010 10:15

Një person nga Masacusets, i cili u dërgua në spital për shkak të një problemi në mushkëri, u kthye në shtëpi me një diagnozë të vecantë: një bizele po rritej brenda trupit të tij.

Ron Sveden ka luftuar me emfizemën për muaj të tërë kur kushtet e tij u përkeqësuan papritur.

Ai mendonte se vuante nga kanceri por rrezet X zbuluan se një bimë bizeleje po rritej në mushkërinë e tij.

Doktorët besojnë se Sveden e ka ngrënë bizelen, por ajo ka zbritur në një rrugë të gabuar dhe është rritur atje.

“Një nga vaktet e para që konsumova në spital pas operacionit përbëhej nga bizele dhe perime. Qesha me vete dhe pastaj i hëngra”, tha Sveden për mediat lokale.

Top Channel