OKB, raport mbi sulmin izraelit

12/08/2010 21:20

Do të prezantojë raportin më 15 shtator komisioni hetimor i Kombeve të Bashkuara që heton mbi sulmin izraelit ndaj flotës me ndihma humanitare ndaj palestinezëve.

Në sulm, më 31 maj në brigjet e Gazës, humbën jetën 9 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-Moon, Martin Nesirski, në një deklaratë të shpërndarë sot nga Pallati i Qelqtë.

Komisioni u mblodh për herë të parë në Nju Jork më 10 dhe 11 gusht.

Top Channel