Londër, shitet shtëpia më e shtrenjtë

12/08/2010 11:25

Mbi 2 mijë metra katrorë, pamje në të gjithë qendrën e Londrës, komfort dhe masa sigurie. Cmimi 140 milionë stërlina.

Ky është apartamenti më i kushtueshëm dhe ndodhet në One Hyde Park, një prej komplekseve rezidenciale më luksozë në botë.

Nuk dihet identiteti i blerësit. Ndërkohë Trevor Abrahamson, i agjencisë imobiliare ‘Glentree Estates’, tha se shitja e fundit tregoi se tregu i shitjes dhe blerjes së shtëpive, pavarësisht krizës nuk po vuan shumë.

Top Channel