Kolumbi, shpërthim i fuqishëm në Bogota

12/08/2010 14:35

Një shpërthim i fuqishëm pranë studiove të një stacioni radiofonik privat është regjistruar në veri të kryeqytetit kolumbian, Bogota.

Policia lokale ka deklaruar se shpërthimi ka shkatërruar dritaret në ndërtesat pranë radios “Caracol” dhe ka dëmtuar disa automjete që ndodheshin pranë.

Televizionet kolumbiane, të cilat njoftojnë se tre persona kanë mbetur të plagosur, kanë treguar pamjet e automjeteve të dëmtuara dhe njerëz të trembur që vraponin.

Policia nuk e përjashton mundësinë që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një bombë, ndonëse do të jetë ekspertiza ajo që do të thotë fjalën e fundit.

Top Channel