Këtë mbrëmje, piku i rënies së yjeve

12/08/2010 17:15

Nata e sotme do të na ofrojë një spektakël që nuk duhet humbur, duke pasur parasysh shiun e yjeve që bien me një ritëm 100 meteorë në orë.

Për më shumë spektakli ndihmohet edhe nga rreshtimi i tre planetëve, Venus, Mars dhe Saturn.

Që prej orës 22 të ditës së sotme, deri në mëngjes, yjet që bien do të duken, falë dritës së dobët të Hënës.

Aktiviteti më intensiv do të jetë nga ora 1 deri në 5 dhe këshillohet largimi nga qyteti për një pamje më mirë.

Top Channel