Gjermani, qarkullonte prej 50 vjetësh pa patentë

12/08/2010 12:55

U ndalua për parakalim të gabuar, por pas kontrollit të policisë u zbulua se shoferi qarkullonte pa patentë që prej 50 vjetësh.

Rasti i vecantë është pikasur në Oberhausen,në Gjermani. Policët panë se patenta e fundit që kishte marrë i moshuari kishte qenë në vitin 1956 dhe kishte qenë në fuqi deri në vitin 1959.

Me këtë shkelje 79-vjecari rrezikon burgun, por për shkak të moshës së tij mund t’ia hedhë edhe me një gjobë.

Top Channel