Britani, masa shtrënguese ndaj emigrantëve ilegalë

12/08/2010 14:45

Cështja emigrantëve ilegalë në Britaninë e Madhe vazhdon të jetë një temë e nxehtë e cila ka shtyrë qeverinë e kryeministrit David Cameron të ndërmarrë disa hapa shtrënguese.

Në perëndim të Londrës shumë afër aeroportit Heathrow është hapur një qendër e re, grumbullimi për emigrantët ilegalë nga ku më pas ata dëbohen drejt vendeve të origjinës.

Qëndra e detencionit Harmondsworth e cila ka si kapacitet mbajtës të 615 personave është më e madhja në Europë. Hapja kësaj qëndre është komentuar nga zyrtarët e emigracionit si një hap për të shtuar numrin e të dëbuarve nga Anglia.

Ministri emigracionit Damin Green tha se shifrat tregojnë që Britania nuk po dëbon ashtu sic duhet ata të cilët nuk kanë të drejtë për të qëndruar në këtë vend. Ai shtoi se të gjithë ata që mendojnë se Britania do të vazhdojë të  jetë një shtet liberal për të emigruar gabohen.

Me mijëra shqiptarë vaxhdojnë të jenë të palegalizuar në shtetin ishullur duke jetuar me frikën e kapjes dhe dëbimit. Sipas statistikave të Ministrisë së Brendëshme Home Office për periudhën Janar-Mars 2010 janë dëbuar 265 shtetas shqiptarë.
 
 

Top Channel