Njeriu duhet të kolonizojë hapësirën

10/08/2010 12:15

Shkencëtari i njohur Stefan Houking thotë se raca njerëzore duhet të nisë të mendojë për të kolonizuar hapesirën nëse kërkon të mbijetojë.

Sipas tij, problemet me mbipopullimin, luftërat dhe zhdukja e burimeve natyrore sfidojne racën njerëzore në 200 vitet e ardhshme.

“Raca njerëzore po përballet me shumë rreziqe si lufta apo katastrofat natyrore. Nëse njerëzit nuk duan të zhduken, atëherë duhet t’i drejtohen hapësirës”, deklaron Houking.

Lindur në Britaninë e Madhe, shkencëtari njihet edhe për një libër të botuar, ku shpjegon historinë e gjithësisë.

Top Channel