Nao, roboti i ri që emocionohet

09/08/2010 19:00

Kufiri i fundit i teknologjisë është një robot që emocionohet, në gjëndje të vendosë lidhje me njerëzit dhe që mund të ketë personalitete të ndryshme në vartësi të programimit.

Nuk bëhet fjalë për një film fantashkence, por për një realitet të arritur nga një grup kërkuesisht në Universitetin e Hertfordshajërit, në Britaninë e Madhe.

Teknikët e ekipit kanë krijuar Nao, robotin e parë të ndjeshëm, në gjëndje të trembet apo të gëzohet në bazë të stimujve që merr nga personat që e rrethojnë.

“Emocionet shprehen përmes gjesteve dhe lëvizjeve të trupit të robotit dhe jo me ndryshime të fytyrës”, ka deklaruar Lola Canamero, një nga shkencëtaret që mori pjesë në projekt.

Top Channel