Francë, mbahet gara e kërmijve

09/08/2010 21:50

Pjesëmarrje masive këtë vit në Kampionatin Botëror të shpejtësisë për kërmijtë, që u mbajt dje në jug të Francës.

Në sheshin kryesor të qytetit Lagarder janë vendosur tryeza të ndryshme, të ulëta dhe rrumbullake.

Kërmijtë ishin vendosur në qendër të cdo tavoline dhe me të marrë sinjalin duhet të arrinin sa më shpejt vijën e finishit, për të cilën duhet të përshkonin 51 centimetra.

Fitues u shpall kërmilli i një vajze 11 vjecare, Marion, që vinte nga një qytezë e rajonit Pirenei. Ndërsa rekordi për shpejtësinë më të mirë mbahet ende nga fituesi i vitit të kaluar, 2 minuta dhe 3 sekonda.

Top Channel