Zbulon në Facebook martesën e të shoqit

07/08/2010 14:40

Dyshonte se i shoqi e tradhëtonte dhe kështu një bashkëshorte amerikane zbulon fillimisht emrin e të dashurës dhe më vonë se të dy ishin martuar.

Pasi bëri një investigim të vogël në Facebook me emrin e të dashurës, gruaja gjeti më shumë se 200 foto të dasmës së tyre.

Lynn kërkoi menjëherë divorcin duke çuar në gjyq fotot e dasmës së të shoqit: ai dhe ajo me fustan nuseje në Walt Disney World, me shumë dëshmitarë dhe të ftuar.

Top Channel