Rusi, Moska zhytet në tymin e zjarreve

06/08/2010 18:45

Autoritetet shëndetësore në Rusi po paralajmërojnë banorët e Moskës që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të shmangin kontaktet me jashtë për shkak të rrezikut nga përhapja e tymit të zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Mjegulla dhe tymi po përhapen me shpejtësi në të gjitha rrugët e Moskës, duke hyrë edhe në rrjetet e metrove dhe duke detyruar shumë qytetarë që të mbajnë maska. Trafiku ajror në dy aeroportet ndërkombëtare është pezulluar.

Rreth 560 zjarre vazhdojnë të djegin zonat në pjesën qëndrore të Rusisë, ndërkohë që numri i viktimave është ngjitur në 52.

Autoritetet shëndetësore druhen se tymi do të ketë efekt mbi shifrat e vdekshmërisë, në vecanti tek ato grupe që janë më vulnerabël si fëmijët dhe të moshuarit, si dhe tek ata që kanë probleme me zemrën ose frymëmarrjen.

Top Channel