Përkujtohet hedhja e bombës në Hiroshima

06/08/2010 10:05

Përkujtohet ditën e sotme 65 vjetori i hedhjes së bombës bërthamore në Hiroshima, ku për herë të parë në ceremoni merr pjesë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe ambasadori i SHBA-së në Tokio.

Mbi 55 mijë persona ishin të pranishëm në ceremoninë që përkujton hedhjen e bombës në qytetin e Hiroshimas në “Peace Memorial Park” në qendër të qytetit.

Mes të pranishmëve ishte edhe kreu i OKB-së Ban Ki Mun, ambasadori i SHBA-së në Japoni, Xhon Ros, kryeministri vendas Naoto Kan dhe përfaqësues diplomatikë nga 74 vende të botës.

Në fund të Luftës së II Botërore, Japonia injoroi Deklaratën e Potsdamit që i bënte thirrje për dorëzim, veprim ky që pasoi me sulmet bërthamore të SHBA-së, “Little Boy” më 6 gusht të 1945 në Hiroshima dhe “Fat Man” më 9 gusht në Nagasaki.

90-166 mijë persona mendohet se kanë vdekur vetëm në shpërthimin e Hiroshimas dhe 60-80 mijë në atë të Nagasakit.

Top Channel