Pentagoni: Wikileaks të heqë dokumentet

06/08/2010 17:15

Pentagoni ka kërkuar që Wikileaks të heqë një pjesë të dokumenteve sekrete mbi Afganistanin nga ueb sajti i saj dhe të anulojë planet për të publikuar dokumente të mëtejshme mbi të.

Por zëdhënësi i Pentagonit është shprehur i vetëdijshëm se dokumentat e publikuara deri më sot janë përhapur në të gjithë botën duke e bërë të pamundur heqjen e tyre.

“Ne po u kërkojmë atyre që të bëjnë gjënë e duhur”, ka deklaruar Geoff Morrell, të cilin Wikileaks e ka cilësuar si “të neveritshëm”.

Dokumentat ushtarake të publikuara muajin e kaluar tregojnë me detaje vdekjet e civilëve, ngjarjet që kanë të bëjnë me “zjarrin aleat” dhe incidente të tjera.

Ato tregojnë gjithashtu dyshimet se shërbimet sekrete pakistaneze kanë mbështetur talebanët në luftën kundër koalicionit ndërkombëtar.

Top Channel