Pakistan, përmbytjet prekin 12 milionë vetë

06/08/2010 18:35

Përmbytjet më të këqija në historinë e Pakistanit kanë prekur 12 milionë persona, deklarojnë autoritetet lokale.

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Emergjencave, gjenerali Nadem Ahmed ka deklaruar se shifra në fjalë mbulon vetëm provincat e Punjabit dhe Khajber Paktunkuas.

Ndërkohë, është konstatuar se një grup që dyshohet se është i lidhur me Al Kaedën u ka siguruar ndihma në formë bamirësie banorëve të zonave të përmbytura.

Gjenerali Ahmed ka bërë të ditur se 650 mijë shtëpi dhe shumë rrugë të rëndësishme janë shkatërruar dhe se kostoja për rindërtimin e tyre mund të shkojë në 59 milionë dollarë.

Top Channel