Ndalohen mesazhet për “Blackberry”

06/08/2010 13:05

Hyri në fuqi ditën e sotme vendimi i autoriteteve saudite i cili ndalon përdorimin e mesazheve nëpërmjet telefonave “Blackberry”.

Ndërprerja e shërbimit të mesazheve në të gjithë Arabinë Saudite konfirmohet edhe prej përdoruesve të aparatit celular të cilët shprehen se nuk mund të dërgojnë apo të marrin mesazhe.

Enti saudit i telekomunikacionit njoftoi ditën e martë ndërprerjen e shërbimit të mesazheve pasi sipas tyre ky shërbim binte ndesh me normat ligjore në vend.

Top Channel