Indi, përmbytjet, 60 të vdekur

06/08/2010 12:55

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë janë plagosur pas përmbytjeve në Leh, rajoni indian i Ladakh.

Zona që njihet si “Tibeti i vogël”, gjendet në shtetin verior indian të Jammu e Kashmir.

Mes viktimave nuk ka turistë të huaj që në këtë periudhë vizitojnë lokalitetin e njohur për manastiret budiste.

Sipas një televizioni indian, janë rreth 10 mijë të pastrehët.

Top Channel