Femrat, të prirura pas lëkurës “bronz”

06/08/2010 16:10

Me gjithë rreziqet që paraqesin rrezet e diellit dhe eskpozimi i tepruar i trupit ndaj tyre, vajzat janë ato që janë përfshirë më shumë nga mania e nxirjes së trupit dhe për këtë arsye nuk marrin parasysh asnjë lloj rrisku.

Specialistët paralajmërojnë se rrezet e forta mund të shkaktojnë djegie serioze dhe sëmundje të rralla, por të rrezikshme.

“Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell kan rreziqet e veta. Mund të shkaktojë djegie serioze. Shpesh herë shfaqet me njolla të bardha, është një sëmundje e rrallë por e rrezikshme”, deklaron dermatologu Bujar Përnaska.

Por vajzat që ndjekin plazhin dhe pishinat duken të vendosura për të marrë ngjyrën që mund të ofrojë vetëm stina e verës. “Gjatë verës vijmë për të ndërruar pak ngjyrën sepse në dimër s’kemi mundësi”, shprehet një prej tyre.

Top Channel