Vret tre fëmijët dhe hidhet nga dritarja

05/08/2010 18:50

Një grua ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë i një ndërtese pasi kishte vrarë tre fëmijët e saj.

Ajo është gjetur në gjendje të rëndë dhe është çuar në spital nga kalimtarë të rastit.

Bëhet fjalë për tre fëmijë italoamerikanë që jetonin në Edinburg.

Viktimat dy vëllezër tetë vjeç dhe motra e tyre 5 vjeçe, janë gjetur të vdekur në një shtëpi ku kishte ndodhur një shpërthim.

Ndaj gruas ishte lëshuar një mandat kërkimi pasi nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore të divorcit nga i shoqi.

Gruaja ishte zhdukur edhe më parë së bashku me tre fëmijët të gjetur më pas në Edinburg.

Top Channel