Ulçera, zbulohet mekanizmi për ta shëruar

05/08/2010 19:40

Zbulohet sistemi për të mposhtur Helicobacter pylori, bakteri që shkakton ulçerën dhe në disa raste kancerin në stomak.

Metoda e eksperimetuar nga disa mjekë italianë, konsiston në eleminimin e bakterit duke dëmtuar mbrojtjen e tij, ose thënë ndryshe biofilmin nga i cili është rrethuar.

Ky i fundit krijon një barrierë ekstraqelizore kundër agjentëve të jashtëm dhe antibiotikëve.

Top Channel