SHBA, shfuqizohet ligji ndaj martesave gay

05/08/2010 12:10

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka kthyer masën e aprovuar në Kaliforni që ndalon martesën mes personave me të njëjtin seks.

Gjyqtari e vlerësoi masën në fjalë si jokushtetuese dhe diskriminuese ndaj cifteve me gjini të njëjtë që planifikojnë të martohen.

Masa shtetërore, e njohur ndryshe si Propozimi 8, u miratua nga votuesit amerikanë në vitin 2008. Ajo ndalonte martesat mes homoseksualëve, edhe pse shteti u ofronte personave të tillë bashkëjetesë.

Cështja do të kalojë tani në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. Masa u miratua me një referendum dhe mori 52% vota pro kundrejt 48% kundër.

Aktualisht, pesë shtete dhe Uashington DC lejojnë martesën mes personave të të njëjtit seks, ndërkohë që shumë shtete të tjera e kanë ndaluar.

Top Channel