Rritet çmimi i grurit

05/08/2010 15:05

Rusia do të ndalojë eksportin e grurit duke filluar nga 15 gushti deri më 1 dhjetor, pasi zjarret masive shkatërruan të mbjellat.

“Mendoj se është mirë të paraqesim një embargo të përkohshme të eksporteve nga Rusia për grurin dhe produktet e tjera të agrikulturës që rrjedhin prej tij”, ka deklaruar kryeministri rus Vladimir Putin.

Qeveria ruse ka ulur parashikimet për vjeljen e grurit për vitin 201 në 70 deri në 75 milionë tonelata nga 97 tonë që ishin në vitin 2009.

Njoftimi i zotit Putin ka cuar në një rritje të cmimit të grurit për të 23-tin muaj rresht. Rusia ka eksportuar 21.4 milionë tonelata grurë vitin e kaluar, pothuajse cereku i prodhimit total.

Ndërkohë, një tjetër element që ka ndikuar në rritjen e cmimit të grurit është edhe moti i keq në Kanada, ku është paralajmëruar një krizë ushqimore, që pritet të prekë vendet më të varfëra.

Top Channel