Pakistan, 80 personat e vrarë në Karaci

05/08/2010 08:00

Aktet e dhunës që shpërthyen në Karaci pas vrasjes së kryetarit të partisë anti-talebane, Raza Haider, kanë shkaktuar 80 të vdekur në tre ditë.

Vetëm dje, shkruan e përditshmja “The Nation”, 31 persona mbetën të vrarë në qytetin më të rëndësishëm të Pakistanit.

Në mbrëmjen e ditës së djeshme një masakër u shmang pasi një person hyri në një xhami ku lëshoi një granatë mes besimtarëve. Për fat të mirë nuk pati viktima por vetëm 5 të plagosur rëndë.

Top Channel