Kirghizistan, arrestohet lideri i opozitës

05/08/2010 18:10

Lideri i opozitës kirgize Mekenim, Urmat Baryktobasov me mbështetësit e tij është arrestuar pranë kryeqytetit Bishkek.

Një zëdhënës i qeverisë ka shtuar se ai së bashku me shtatë të arrestuarit e tjerë, akuzohet se ka tentuar një grusht shteti.

Baryktobasov ka kërkuar të hiqen akuzat ndaj tij dhe të shpallet kryeministër.

Manifestuesit që kishin zbritur në shesh në mbështetje të liderit të tyre janë shpërndarë.

Top Channel