Kangurët “dembelë”, nuk kërcejnë më

05/08/2010 17:40

Kampionët e kërcimit së larti, kangurët, po dembelizohen gjithmonë e më shumë dhe po evitojnë kërcimin e tyre karakteristik, kjo sipas studiuesve si pasojë e ndryshimeve klimaterike që kanë përfshirë kontinentin australian në shekujt e fundit.

Në këtë përfundim kanë arritur paleontologët e universiteteve “Flinders” në qytetin e Adelajdes dhe “Murdok” në Perth të Australisë. Ata studiuan 35 fosile kangurësh dhe përdorën metodën e krahasimit të fizikut të tyre me të njëjtët marsupialë të ditëve të sotme, ku u vu re se kocka e këmbëve e cila përdoret për kërcimin së larti, ka pësuar ndryshime thelbësore duke u përshtatur më shumë për rezistëncë në udhëtime të gjata.

Studiuesti shpjegojnë se me pakësimin e pyjeve dhe të fushave me ushqim për kangurët ata po përshtaten duke evituar kërcimet së larti dhe duke u përqëndruar tek vrapimi për të arritur sa më parë tek ushqimi.

Raporti i shkencëtarëve australianë u botua në “Zoological Journal of the Linnean Society”, dhe sipas ekspertëve tregon edhe njëherë rolin e barometrit që kanë kangurët dhe marsupialët e tjerë në ndryshimet klimaterike.

Top Channel