Çarmatimi i Hamasit apo tërheqja e Izraelit është e para? Trump: Njerëzit janë shumë kompleksë, hap i madh për Lindjen e Mesme
Autoritetet amerikane kanë deklaruar se të paktën tre të katërtat e naftës së derdhur në Gjirin e Meksikës është mbledhur ose asgjesuar.
Në një komunikatë zyrtare thuhet se vetëm cereku i sasisë së naftës së derdhur ka mbetur në det, e cila po asgjesohet me shpejtësi.
“Shumica është mbledhur, djegur ose tretur, por megjithatë është i nevojshëm vazhdimi i operacioneve të pastrimit”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, qeveria i ka kërkuar kompanisë “British Petroleum” që të betonojë pusin nga shpërtheu nafta, si një nga hapat e fundit për mbylljen e tij.
Kërkesa nga komandanti i Rojës Bregdetare, admirali Thad Allen erdhi pasi kolosi britanik i naftës njoftoi progreset “inkurajuese” të operacionit “static kill”.
Top Channel