Flakët ruse rrezikojnë Çernobilin

05/08/2010 17:25

Flakët që kanë përfshirë Rusinë mund të shkaktojnë një situatë katastrofike, pasi sipas autoriteteve moskovite mund të shtrihen në zonën e Çernobilit duke rrezikuar riaktivizimin e elementëve radioaktivë.

Ky është alarmi që jepet nga ministri rus i emergjencave, Sergei Shoigu i cili shton se në rast të përhapjes së flakëve në zonën ku në vitin 1986 ndodhi incidenti tragjik elementët radiaktivë do të riaktiviziheshin sërish në atmosferë.

“Nëse një zjarr do të shpërthente në atë zonë, mund të rrezikohej një rrezatim radioaktiv dhe të përhapej një masë e re ajrore me elementë helmues”, deklaron ministri Shoigu.

Top Channel