Atentati, Irani proteston ndaj SHBA-së

05/08/2010 17:55

Irani ka protestuar tek sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon për deklaratat rreth një sulmi për të ndaluar programin bërthamor të Teheranit.

Irani i ka shkruar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së se republika islamike “shpreh shqetësim të thellë për të tilla deklarata provokuese, të pamotivuara dhe të papërgjegjshme”.

Në letër thuhet gjithashtu se “Irani nuk do të hezitonte të vepronte për vetëmbrojtjen e tij”.

Top Channel