Kina, 3 fëmijë vriten në shkollë

04/08/2010 08:40

Të paktën tre fëmijë kanë mbetur të vrarë në Kinë në një sulm kundër një shkolle.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zibos, në Shandong.

Banorët e zonës flasin për tre deri në katër të vdekur, ndërkohë që autoritetet lokale, policia dhe spitali për momentin nuk japin asnjë informacion.

Mes marsit dhe majit, Kina është tronditur nga një sërë sulmesh të përgjakshme ndaj shkollave, që kanë shkaktuar 17 të vdekur, mes të cilëve 15 fëmijë, dhe 80 të plagosur.

Top Channel