Batica e zezë, Obama: Beteja arriti në fund

04/08/2010 18:55

Jemi të kënaqur që konstatojmë se pas shumë muajsh, beteja e gjatë ka arritur në fund.

Me këto fjalë presidenti amerikan Barack Obama ka komentuar lajmin e “BP” për mbylljen e pusit të naftës.

Pusi në fjalë konsiderohej si shkaku i përhapjes së baticës së zezë në Gjirin e Meksikës.

Presidenti amerikan është shprehur i kënaqur edhe për raportin e National Ocean Atmospheric Administration, që ka vlerësuar se pjesa më e madhe e naftës së derdhur në oqean është rekuperuar.

Top Channel