Atentat me bombë ndaj Ahmadinejad

04/08/2010 11:10

Një minibus në të cilin udhëtonin gazetarë në ndjekje të presidentit Mahmoud Ahmadinejad është goditur nga një granatë. Presidenti iranian nuk është dëmtuar.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia Bloomberg duke iu referuar të përditshmes së Khabar.

Sipas televizionit panarab Al Arabiya, një person ka lëshuar një bombë ndaj mjeteve që ndiqnin Ahmadinejad që ishte duke shkuar në qytetin e Hamadan, në veri-perëndim të Iranit. Autori i ngjarjes, sipas kësaj mediaje, është arrestuar.

Sipas Bloomberg, Ahmadinejad është shfaqur në televizion live, ndërsa fliste në Hamadan.

Në vendngjarje kane mbetur të plagosur disa persona, sipas televizionit Al Arabiya dhe Future Tv.

Shpërthimi ka ndodhur pak metra nga makina e liderit iranian.

Top Channel