Rusi, zjarret vazhdojnë të përhapen

03/08/2010 12:55

Rusia po mobilizon më shumë trupa për të luftuar zjarret e shumta që janë përhapur në zonat e lindjes dhe jugut të Moskës, për shkak të temperaturave të larta.

Presidenti Dmitry Medvedev ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme në shtatë rajone, ndërkohë që në total viktimat e zjarreve janë 40 persona.

Njësi shtesë të zjarrfikësve janë dërguar për të shmangur një incident bërthamor në Sarov, në rajonin Nizhni Novogorod, ku ndodhet një impiant që mbahej sekret gjatë Luftës së Ftohtë.

Shumë fëmijë po evakuohen nga kampet verore, të cilat kërcënohen nga zjarret. Ndërkohë që një pjesë e madhe e arrave me të mbjella janë shkatërruar, duke bërë që të rritet ndjeshëm cmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare.

Top Channel