NY, shpallen fajtorë atentatorët e “JFK”

03/08/2010 09:55

Dy persona të akuzuar se kishin planifikuar të hidhnin në erë cisternat me naftë në aerportin JFK, në Nju Jork, janë shpallur fajtorë nga gjykata.

Prokurorët kanë deklaruar se Russell Defreitas dhe Abdul Kadir planifikuan të hidhnin në erë depozitat dhe tubat nëntokësorë të naftës në vitin 2007.

Kadir, një ish-anëtar i Parlamentit të Gujanës, u akuzua se ka financuar planin, ndërsa Defreitas e organizoi atë duke qenë se ishte një kontrollor bagazhesh në aeroport.

Nga ana tjetër pala mbrojtëse reagoi duke deklaruar se dy të pandehurit janë futur në grackë nga një informator i policisë.

“Mendoj se ishte e qartë se këta djem nuk mund të vepronin të vetëm dhe jo me iniciativë të tyre. Ne jemi shumë të zhgënjyer”, ka deklaruar avokati Mildred Whalen.

Top Channel