Kina, stërvitje ushtarake pesë ditore

03/08/2010 17:20

Ka filluar sot një stërvitje ushtarake pesë ditore në dy provinca të Kinës në të cilën marrin pjesë 12 mijë ushtarakë të aviacionit.

“Vanguard-2010” do të zhvillohet në provincat e Henan e Shandong. Ky manifestim konsiderohet si pjesë e stërvitjes vjetore të reparteve ushtarake.

Në të do të marrin pjesë një numër i madh avionësh eksplorimi, luftimi dhe helikopterë.

Kina nuk ka dashur të bashkohet më SHBA-në dhe Korenë e Jugut në stërvitjen e muajit të shkuar.

Top Channel