Izrael-Liban, luftime në zonën kufitare

03/08/2010 12:40

Ushtarët libanezë dhe ata izraelitë kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit mes dy vendeve. Lajmi është konfirmuar nga ushtritë respektive.

Pala izraelitë ka deklaruar se dy ushtarë të saj mbetën të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Ndërsa sipas palës libaneze, incidenti ndodhi në afërsi të pjesës lindore të kufirit dhe një ushtar libanez mbeti i plagosur lehtë.

Zona kufitare ka qenë relativisht e qetë që pas luftës së vitit 2006 mes Izraelit dhe militantëve libanezë të lëvizjes Hezbollah.

Shkëmbimi i zjarrit vjen një ditë pasi një seri raketash u qëlluan ndaj resortit izraelit të Eliatit, si dhe ndaj portit të Akabas në Jordoni, ku një person mbeti i vrarë.

Ushtria izraelite shton se trupat e saj po punonin në anën e tyre të kufirit kur papritur u paralajmëruan që të braktisnin zonën.

Top Channel