Irlandë, atentat ndaj policisë në Ulster

03/08/2010 12:15

Vendosën një bombë në një taksi dhe detyruan shoferin që ta parkonte përpara një stacioni policie, ku dhe automjeti ka shpërthyer.

Ngjarja, nga e cila për fat të mirë s’ka pasur të lënduar, ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në Ulster të Irlandës.

Protagonistë kanë qenë dy persona të armatosur, ndoshta disidentë ekstremistë të Armatës Republikane Irlandeze, IRA.

Shpërthimi ishte lajmëruar përmes një telefonate anonime. Atentatet në Irlandën e Veriut nga ana e grupeve të disidentëve të IRA-s janë shtuar shumë në vitet e fundit.

Top Channel