Irak, vriten pesë policë në Bagdad

03/08/2010 09:00

Terroristë të Al Kaedës kanë vrarë gjatë natës pesë policë në një postobllok në perëndim të Bagdadit.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30. Pesë policët u vranë me armë me silenciator”, ka bërë të ditur një përgjegjës i Ministrisë së Brendshme.

Më pas, shton burimi, terroristët kanë vendosur flamurin e Shtetit Islamik të Irakut, që mbledh organizatat e rebelëve nën drejtimin e Al Kaedës.

Top Channel