Afganistan, talebanët sulmojnë bazën e NATO-s

03/08/2010 13:55

Guerrilasit talebanë kanë sulmuar sot një bazë të NATO-s në afërsi të aeroportit të qytetit të Kandaharit, në Afganistan.

Dy kamikazë janë hedhur në erë pranë hyrjes së bazës, që është mes më të rëndësishmeve të koalicionit ndërkombëtar në territorin afgan.

Por duke qenë se shpërthimet nuk shkaktuan dëme, katër talebanë të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri dhe raketa ndaj bazës, duke plagosur tre persona.

Top Channel