Tensionohet situata në Lindjen e Mesme

02/08/2010 17:05

Pese raketa palestineze u lëshuan ndaj qyteteve të Izraelit nga shkretëtira e Sinait.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme sa vijnë e rriten.

Sulmet me raketa kanë nisur që ditën e shtunë, kur nga reagimi i Izraelit mbeti i vrarë kreu i krahut ushtarak të lëvizjes së Hamas.

Ndërsa të dielën raketa palestineze u lëshuan ndaj qyteteve të Ashkelonit dhe Bregut Perëndimor.

Ky sulm solli në reagimin e Izraelit që goditi sërish vendndodhjet e militantëve të Hamas. Nga ana e saj lëvizja islamike reagoi sërish duke qëlluar pesë raketa të tjera.

Nga sulmet e njëpasnjëshme kanë mbetur të plagosur gjithësej 33 persona. Ndërkohë që një tjetër raketë goditi qytetin Hakaba, në Jordani, ku një person gjeti vdekjen dhe 4 të tjerë u plagosën.

Top Channel