Izraeli: Ok hetimit të OKB-së mbi anijen

02/08/2010 18:55

Izraeli ka njoftuar se do të bashkëpunojë me OKB-në për hetimin mbi sulmin e kryer ndaj një anijeje me ndihma për Gazën në muajin maj.

“Izraeli nuk ka asgjë për të fshehur, ajo që themi ne është e vërtetë”, ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Paneli prej katër anëtarësh, i njoftuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, do të përfshijë edhe një hetues izraelit dhe një turk.

Komandot izraelitë që sulmuan anijen me ndihma vranë 9 aktivistë turq dhe shkaktuan një reagim të ashpër të komunitetit ndërkombëtar.

Paneli hetimor, i cili do të drejtohet nga ish-kryeministri i Zelandës së Re Goeffrey Palmer dhe nga presidenti në ikje i Kolumbisë Alvaro Uribe, do të nisë nga puna më 10 gusht, ka bërë të ditur Ban Ki Moon.

Top Channel